Më fal nëse të kam bërë të ndihesh keq, nuk kënaqem se qan ti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, që shihen pa diskutim edhe si fitues potencialë të kësaj loje. Debatet mes tyre kanë qenë të shumta që nga dita e parë në shtëpinë e Big Brother VIP.

Por, ditën e sotme, dyshja kanë vendosur të qetësojnë pak situatën dhe të bisedojnë për herë të parë ballë për ballë me njëri-tjetrin në lavanderi së bashku. Aktorja është shprehur e prekur nga fjalët që ai ka thënë për të në dhomën e rrëfimit dhe është përlotur.

Luizi i ka kërkuar falje për fjalët dhe është shpehur se ai nuk ka dashur që ajo të ndihej keq apo ta ulte atë dhe i ka kërkuar të mos ndikohet për fjalët që përdoren në kuadër të lojës. Ndër të tjera, ai shtoi se nuk ka kënaqësi kur ajo ose dikush tjetër në shtëpi qan. Aktorja shprehu dëshirën që të jenë bashkë në finale, ndërsa i kërkoi edhe një përqafim.

Pjesë nga biseda:

Luiz: Duke qenë i fiksuar këtu, bëj gabime. Kam bërë boll, do bëj prapë. Nga ana njerëzore, s’të kam thënë ndonjëherë më fal. Dhe po të them, nëse je ndjerë keq mbrëmë, të them më fal. Nuk e kisha për qëllim të të bëja të ndiheshe keq apo të të ulja. Se do them unë, Olta është fallco dhe manipulon, mos u ndje keq.

Luiz: S’kam asgjë me Olta Gixharin. Oltën, Amarin dhe Dorin i shoh shumë të shenjta dhe jo veç unë, por kurrkush s;ka shanse. Nuk kënaqem unë se qan ti. Pavarësisht se të them, ik e qaj në tualet. Këto do i them. Po jo se kam kënaqësi. Edhe Qetsorin me e parë duke qarë, s’kam kënaqësi. Të kërkoj falje për mbrëmë, për ato që të thashë. Por, unë dua të luaj. I jam futur kësaj loje me mish e me shpirt.

Olta: Je marrë dhe jam marrë me ty për 80 ditë. Jemi zënë dhe do zihemi prapë, do bëhemi prapë lojtarë.

Luiz: Dhe unë të kërkoj falje, si nënë, si vajzë, si ty edhe nënës tënde që të ka parë dhe ka thënë ‘si ia tha vajzës time këtë gjë. Por unë do të luaj më fort.

Olta: Nëse unë dua të shkoj në finale, dua të shkoj në finale me ty. Dua të shkoj në finale me lojtarë të fortë. Nuk do të të sulmoj dhe të përdor gjëra që ti e di shumë mirë që mund t’i jap zë dhe mund t’i përdor. Por nuk dua. Dua që të jemi bashkë në finale. Të kam shumë xhan. Hajde të të jap një përqafim.

You may also like