Me çdo fëmije të vrarë lindin me dhjetëra luftëtarë lirie!

by admin
Spread the love
Kim Mehmeti

Vrasësit e palestinezëve siç duket nuk e kanë kuptuar se mund t’i vrasësh edhe të ‘palindurit’, por kurrë nuk do mund ta vrasësh e ta ‘arrestosh’ idealin e një populli për liri dhe për ta çliruar tokën që i është grabitur.
Andaj, dikush duhet t’u tregojë izraelitëve se me çdo fëmije të vrarë lindin me dhjetëra luftëtarë lirie dhe se, me çdo vrasje të pafajësisë fëmijërore palestineze ata vetëm barazohen me gjithë vrasësit tjerë të kësaj bote dhe ‘prodhojnë’ idealistë edhe më të përkushtuar.
Ndërkohë do ishte mirë nëse përkrahësit e Izraelit publikisht do tregonin sa janë të kënaqur me ‘fitoren’ e izraelitëve kundër ‘terroristëve’, ‘fitore’ e arritur me kaq nëna e fëmijë të vrarë sa do ishin shumë edhe për kohët që shenjë njohëse kishin nazizmin, e jo më për kohët tona ‘humane’?!
Siç do ishte mirë të thuhej publikisht se jetojmë në kohë kur ligjet dhe kodet etike janë përralla me të cilat të fortit e të pasurit e kësaj bote i venë në gjumë fëmijët varfanjak dhe popujt e vegjël e të pambrojtur?

Nga: Kim Mehmeti

You may also like