“Me ASH-në na ka bërë bashkë kauza tejet e madhe”, Arbër Ademi flet për mundësinë për lista të përbashkëta me partinë e Taravarit

by admin
Spread the love

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Summer Click në TV21 tha se po u shkon mirë partneriteti me Aleancën për Shqiptarët.

“Ne jemi në koalicion me ASH-në, në partneritet, sepse jemi së bashku në Qeveri, në Kuvend, përfaqësojmë shumicën parlamentare në Kuvend, marrëdhëniet janë shumë korrekte, me respekt të ndërsjellë, me mirëkuptim të ndërsjellë. Kauza për të cilën jemi bërë bashkë është tejet e madhe, që është mbi interesin e partive tona respektive, kështu që uroj që të kemi sukses për të cilin jemi bërë bashkë”, tha Ademi.

Ademi nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë me listë të përbashkët me ASH-në, por tha se për këtë duhet të vendosin organet e partisë

“Për këtë çështje nuk kemi diskutuar në organet partiake. Mendoj se një vendim i tillë do të duhet të merret eventualisht të diskutohet në organet e partisë. Nuk mund të parashikoj se cila do të jetë ecuria. Ne do të duhet të bashkohemi për qëllimet të mëdha”, deklaroi Ademi.

You may also like