Me 72.10 përqind, Amerika aleati më i madh i pakontestueshëm për kosovarët

by admin
Spread the love

Kompania e sondazheve “PIPOS” ka bërë një matje të fundit të opinionit publik.

Në të dhënat e saj fillestare shpaloset e gjetura se kë e shohin kosovarët si aleatin më të madh, e që prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 72.10 përqind.

Nga të dhënat e bëra publike në Rubikon, pas ShBA-së pason Gjermania me 13.90 përqind, e treta Turqia me 4.60 përqind dhe mandej Britania e Madhe me 4.40 përqind.

Në pyetjen e pastajme se a mund të mbijetojë Kosova pa mbështetje ndërkombëtare, janë 78.90 përqind e anketuesve që janë përgjigjur me “Jo”.

Për këtë çështje janë vetëm 8.50 që kanë dhënë përgjigje pozitive, ndërkaq 12.60 përqind janë përgjigjur me “Nuk e di”, ose kanë refuzuar të japin përgjigjen e tyre.

You may also like