Mbyllet xhamia në Halabak të Podujevës, KBI: Ftojmë për unitet, falje e mirëkuptim! (DOKUMENT)

by admin
Spread the love

Xhamia në fshatin Halabak të Podujevës është mbyllur përkohësisht, pas një përleshje mes dy palësh, të cilët ishin pro dhe kundër hoxhës së ri në fshat, që u emërua nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Si rezultat i tensionimit të situatës, kjo xhami mbyllet përkohësisht, deri në një vendim tjetër nga ana e KBI-së Podujevë. Vendimi nxirret pas koordinimit edhe me Kryesinë e BIRK”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, të vendosur në derën kryesore të xhamisë.

Tutje në vendim i kërkohet xhematit që faljen e namazeve përkohësisht ta bëjnë në xhamitë e tjera përreth, njofton Klankosova.tv.

“Ftojmë për unitet, falje e mirëkuptim!”, përfundon vendimi.

Hoxha i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, me të shkuar për herë të parë për të kryer ritet fetare, është tentuar të pengohet nga katër persona, pasi që nuk janë pajtuar me imamin e caktuar nga BIK-u. Të njëjtit kanë tentuar që ta sulmojnë hoxhën, por ky i fundit është mbrojtur nga tre të tjerë, me njërin prej tyre që ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër personat që tentonin të pengonin hoxhën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Grupi i tre personave që mbrojtën hoxhën gjenden në arrati, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur një fotroll e revoles.

I gjithë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

You may also like