Mbyllet Kategoria e Parë, jepen verdiktet finale për “play off” dhe “play out”

by admin
Spread the love

Është luajtur java e fundit e Kategorisë së Parë që ka dhënë edhe verdiket e fundit për sa i përket zonës “play off” dhe “play out”. Kështu Bylisi që u shpall edhe kampion u mposht nga Besa me rezultatin 3-2 duke shmangur zonën “play out” dhe tashmë qëndron në Kategorinë e Parë në mënyrë direkte.

Erzeni mposhti minimalisht Besëlidhjen me rezultatin 1-0 falë golit të Raboshtës. Në “play off” janë kualifikuar Korabi që u mposht nga Tërbuni me rezultatin 2-0. Edhe këta të fundit arritën të kualifikohen për këtë fazë, ndërsa dy ekipet e tjera janë Apolonia që mposhti Vorën me rezultatin tenistik 6-1 dhe Tomori i Beratit që barazoi në shtëpi me Pogradecin 1-1.

Pogradeci me këtë barazim do të luftojë për të qëndruar në Kategorinë e Parë nëpërmjet “play out” njësoj si Turbina që u mposht nga Butrinti me rezultatin 1-0.

Kështu, çiftët gjysmëfinaliste në “play off” do të jenë Korabi-Tomori dhe Tërbuni-Apolonia.  Në “play out” dy ekipet do të përballen me ekipet e “play off” të kategorisë së dytë. /oversport.tv

KATEGORIA E PARË – Java 30
Apolonia-Vora 6-1
Shënues:
Krasniqi 8′, Omeri (P) 42′, Zoga 51′, Smaci 60′, Kovaci 62′, Kananaj 66′ / Balla (P) 33′

Besa-Bylis 3-2
Shënues:
Hyseni 39′, Hoxha 55′, Mecja (P) 68′ / Qardaku 14′, 22′

Butrinti-Turbina 1-0
Shënues:
Hyska 53′

Erzeni 1-0 Besëlidhja
Shënues:
Raboshta 2′

Maliqi-Burreli 3-0
Shënues:
Ivani 59′, Mucollari 67′, Kendezi 84′

Shkumbini-Lushnja 0-3
Shënues:
Canka 3′, Haxhiu 66′, Camko 74′

Tërbuni-Korabi 2-0
Shënues:
Mezini 24′, Filipi 65′

Tomori-Pogradeci 1-1
Shënues:
Caco 56′ / Pengu 62′

You may also like