Mbrojtja britanike jep alarmin: Stoqet globale të armëve janë zvogëluar dhe s’mund të prodhojmë atë që i nevojitet Ukrainës

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes britanike pranoi se rezervat e armëve globalisht janë “zvogëluar” dhe vetëm Mbretëria e Bashkuar nuk ka aftësinë e prodhimit dhe zinxhirët e nevojshëm të furnizimit për të prodhuar armët e nevojshme nga Ukraina.

Duke bërë një ndërhyrje gjatë fjalimit të James Heappey, ish-ministri i Punës, Wayne David e pyeti nëse ai ishte “absolutisht i sigurt” se Mbretëria e Bashkuar kishte mjetet për t’i siguruar Ukrainës armatimin.

Heappey u përgjigj: “Jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, jo. Unë nuk mendoj se kjo është një surprizë për askënd, por unë mendoj kolektivisht rreth komunitetit të donatorëve, po.”

Heappey tha se: “është e vërtetë që pas 18 muajsh që unë dhe kolegët e mi udhëtuam nëpër botë duke blerë të gjitha këto gjëra, rezervat globale janë zvogëluar.”

“Është një kohë e mirë për t’u futur në industrinë e mbrojtjes dhe kompanitë e mbrojtjes me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po i përgjigjen qartë sinjalit të kërkesës ashtu siç do ta prisnit,” tha ai.


Top Channel

You may also like