Mbrojtësi i Lacios akuzon pas humbjes ndaj Milanit: Fitoi antisportiviteti, nuk mjaftoi gjaku në fytyrë

by admin
Spread the love

Luka Pelegrini ka qenë protagonisti i ndeshjes mes Lacios dhe Milanit, por jo në mënyrën se si dëshironte ai. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë duke i dhënë një ndihmë të mirë kuqezinjve pasi la ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë.

Por padyshim edhe ai iu bashkua protestës pas ndeshjes ndaj gjyqtarit Di Bello, i cili është akuzuar për gjykim të njëanshëm në një ndeshje të cilën skuadra e Lacios e mbylli me 8 lojtarë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Pelegrini shprehu të gjithë pakënaqësinë e tij për mënyrën se si ishte arbitruar ndeshja e për më tepër, si kishte fituar Milani këtë duel.

“I kërkoj falje skuadrës dhe tifozëve për kartonin e kuq. Herën tjetër do ta shkelmoj topin jashtë stadiumit me siguri, duke marrë parasysh që gjaku në fytyrën e shokut tim të skuadrës dhe fakti që u ndala, nuk ishte i mjaftueshëm për gjyqtarin. Fitoi antisportiviteti. Krenar për këtë grup, mund të dalim me kokën lart. Forca Lacio”, shkruante futbollisti i bardhekaltërve në postimin e tij.

Kartoni i dytë i verdhë i Pelegrinit erdhi pasi mbajti Pulisiç, i cili i kishte marrë topin kur futbollisti i Lacios kishte ndalur lojën për të ndihmuar Kastejanos të shtrirë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like