Mbrojtësi i Barcelonës i jep fund thashethemeve: I lumtur këtu, nuk iki gjëkundi

by admin
Spread the love

Andreas Kristensen është një nga futbollistët, shitja e të cilit nga Barcelona do të gjeneronte të ardhura më të mëdha, pasi ai erdhi me parametra zero nga Çelsi dhe katalanasit mund t’i marrin miliona të shumtë.

Por përkundër thashethemeve dhe informacioneve që e vendosin atë si një nga lojtarët me të cilët Barça mund të fitonte para, danezi në një deklaratë të dhënë për mediat në vendin e tij “TV2 Sport” ka hedhur gjithçka poshtë.

“Unë nuk do të shkoj askund. E dija se nga vija kur nënshkrova për Barçën, jam jashtëzakonisht i lumtur dhe nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveçse të vazhdoj këtu pas verës”, tha ai.

I pyetur për thashethemet e largimit të tij, ai shtoi: “kur dikush si unë e di se çfarë do të ndodhë, ka një qetësi totale. Pjesa tjetër është vetëm zhurmë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like