Mbreti Karli i Tretë fokusohet në Komonuelth, takon përfaqësuesit e 14 vendeve në Pallatin Buckingham

by admin
Spread the love

Mbreti Karli i Tretë ka zhvilluar në Pallatin Buckingham një takim me Sekretarët e Përgjithshëm, si dhe Komisionerët e Lartë nga 14 vendet e Komonuelthit që ende e konsiderojnë monarkun si kreun e shtetit të tyre, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Mbreti i ri e di se do të ketë momente gjatë mbretërimit të tij kur, si Barbados vitin e kaluar, anëtarët vendosin të ndërpresin lidhjet e tyre me monarkinë dhe të deklarohen republika. Xhamajka dhe Antigua dhe Barbuda mund të jenë ndër të parët, sipas BBC.

Por, Komonuelthi është një familje e madhe kombesh, e cila ende tërheq anëtarë të rinj, ku Gaboni dhe Togo u bashkuan vetëm këtë verë.

Lady Scotland, Sekretarja e Përgjithshme e Komonuelthit tha se Mbretëresha Elizabeth e kishte ndërtuar Commonwealth-in tullë më tullë.

Mbreti Karl nesër do të jetë në  Westminster Hall, ku do të të takojë anëtarët e dy dhomave të Parlamentit për të shprehur ngushëllimet pas vdejes së MBretëreshës Elisabeth II.

I shoqëruar nga Camilla, bashkëshortja e tij, Mbreti do të udhëtojë më pas me avion për në Edinburg aty ku ndodhet edhe arkëmorti i saj.


Top Channel

You may also like