Mbrëmje shqiptarësh, Vrioni hyn në fushë si zëvendësues dhe i jep fitoren Tirolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është mbrëmja e sulmuesve të Kombëtares Shqiptare. Pas Armando Brojës, që ngriti peshë “St Mary’s Stadium” për të dytën ndeshje radhazi në Premir League, në Bundesligën e Austrisë lë shenjë Giacomo Vrioni.

Sulmuesi 23-vjeçar, i huazuar te skuadra e Tirolit nga Juventusi, realizoi golin e vetëm në takimin e zhvilluar në fushën e Admiras, duke i dhënë tri pikë ekipit të tij.

Vrioni mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi në limitet e kohës së rregullt dhe u tregua i saktë, me topin që përshëndeti rrjetën.

Vrioni u hodh në fushë në minutën e 61-të në vend të Blume. Kujtojmë që ky është goli i katërt i shqiptarit me fanellën e Tirolit në kampionat, që kur u huazua nga bardhezinjtë në merkaton e verës.


Top Channel

You may also like