“Mbrëmje e vështirë, do tentojmë të fitojmë trofeun”, Leao analizon eliminimin: Na intereson Liga e Europës

by admin
Spread the love

Këtë Ligë Kampionesh e mbyll me një gol, por Rafael Leao nuk dorëzohet. Ai ka besim te Milani dhe te rrugëtimi europian që skuadra do të vijojë tashmë në Ligën e Europës. Pas ndeshjes, ka qenë pikërisht portugezi që ka folur për mediat duke analizuar eliminimin dhe ndeshjen me Njukasëllin.

Sipas jush përse jeni jashtë turneut?

Sepse na mungojnë disa pikë. Ka disa ndeshje që i kemi luajtur më mirë dhe nuk i kemi fituar. Sot (dje), nuk luajtëm shumë mirë, por shfaqëm uri. Për të qëndruar në këto nivele duhet uria dhe cilësia. Sidoqoftë, jam shumë krenar për këtë Milan.

Kjo u pa edhe në festën me tifozët…

Ata na kanë mbështetur gjithmonë dhe e dimë se sa shumë e dëshironim vazhdimin në Champions. E dinim që pa fitore nuk do të ecnim përpara, por në fund u penalizuam nga barazimi i ndeshjes tjetër (Dortmund-PSG).

Kishit një muaj pa luajtur. Si ishte ndeshja juaj?

Shumë shumë e vështirë. Janë momente përgjegjësie që më ndihmojmë të rritem. Në pjesën e parë nuk isha fort mirë, por në të dytën shokët më ndihmuan të dal në lojën time.

Çfarë menduat kur goditët shtyllën?

Ndjeva zhgënjim. Një gol do të kishte qenë shumë i rëndësishëm për ekipin dhe mua personalisht. Më shumë rëndësi do të kishte kualifikimi, por nuk ia dolëm të arrijmë këtë objektiv. Sidoqoftë, jemi akoma në një turne europian.

Cili është plani i ri?

Do të vazhdojmë të zbulojmë horizonte të reja. Liga e Europës është një turne, të cilin Milani nuk e ka fituar kurrë. Po futemi në një turne të ri dhe do të mundohemi ta fitojmë.

Mendoni vërtetë se mund ta fitoni?

Po, patjetër, dhe do të punojmë për t’ia dalë mbanë. Siç thashë, është një trofe që i mungon klubit dhe Liga e Europës është një turne që na ngarkon me përgjegjësit. Kampionati është i gjatë dhe duhet t’i hedhim hapat një e nga një. Duke nisur që nga Monza që është një rival i ndërlikuar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like