Mbrëmja e tmerrshme e Radu dhe profecia e frikshme e agjentit të tij

by admin
Spread the love

Ajo gafë e portierit Radu mund t’i kushtojë titullin Interit këtë sezon. Dëmtimi i kapitenit Handanovic para ndeshjes për t’u rikuperuar me Bolognan thërriti në apel portierin rumun dhe gjërat shkuan keq.

Mirëpo, pas këtij episodi, ka dalë në pah një prapaskenë dhe një polemikë që bënte në muajin shkurt agjenti i tij, Oskar Damiani. Polemikë, që tanimë merr formën e një profecie.

“Jemi të zhgënjyer. Sidomos djaloshi. Ai priste që të luante në ndeshjen e kupës dhe ishte programuar për titullar, por u vendos që të mos luante. Kishte ardhur edhe familja nga Rumania për ta ndjekur. Ishte zgjedhje e Inzaghit që ai të mos aktivizohej dhe unë nuk futem në zgjedhjet teknike. Mirëpo, në planin njerëzor, ai meriton që të luajë.

Pastaj, është Championsi, Kupa, dhe kampionati. Do t’i luajë Handanovic të gjitha me zor? Po sikur Handa të dëmtohet, çfarë do të ndodhë? Do t’i thonë Radusë hajde se tani na duhesh? Duhet respekt”, pati deklaruar agjenti i portierit rumun, pas ndeshjes në kupë kundër Romës. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like