Mblidhet Shtabi i Krizës në Tetovë: Do formohet grup në viber për koordinim në rast të krizave

by admin
Spread the love




Pasditen e sotme, respektivisht me fillim në orën 17:00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës lidhur me gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut ku dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në Komunën e Tetovës. Në diskutim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me anëtarët tjerë të Shtabit të Krizës
në Komunën e Tetovës sollën këto përfundime:
Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qeveria lidhur me menaxhimin e situatës dhe shpërblimin e
dëmeve,
Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qyteti i Shkupit lidhur me pastrimin e rrugëve,
Të vendohet kontakt numër për tu paraqitur dëmet nga ana e qytetarëve,
Të vendoset komunikim i vazhdueshëm me qendrën për menaxhim me krizat, policinë dhe
drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim lidhur me ndërmarrjen e masave paraprake për evitimin e
dëmeve më të mëdha,
Të bëhet kërkesë deri në qeveri për intervenim tek lumenjtë, konkretisht për të pastruar shtretërit e
lumenjve,
Të formohen viber – grup në të cilin do të koordinohen shtabi i krizës lidhur me masat preventive të
cilat duhet që të ndërmerren në rast të krizave,
Të intervenohet në pjesën e kanalizimit atmosferik (në plan afatgjatë)
Të bëhet kontroll i ujit për pije.


You may also like