Mbi 900 raste aktive me Covid-19 në vend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Janë tejkaluar nëntë mijë (9539) raste aktive me KOVID-19 në vend me 632 rastet e reja të konfirmuara në statistikën e djeshme për 24 orët e fundit.

Mbi gjysma e rasteve aktive përkatësisht 5558 janë në Shkup.

Numra treshifrorë të të infektuarve për momentin kanë edhe 12 qytete, më së shumti në Manastir – 755 dhe Prilep – 546, ndërsa mbi 300 raste aktive ka në Ohër – 396 dhe Kavadar – 301.

Nga 632 rastet e reja, të konfirmuara nga 6531 teste të bëra, 470 janë në Shkup. Si pasojë e Kovid-19 në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona dhe me ta numri i përgjithshëm i njerëzve të cilët e humbën betejën me koronavirusin është 8023. Prej fillimit të epidemisë numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë arriti 232 068, ndërsa të  shëruar janë 214 506 pacientë.


You may also like