Mbi 9 mijë viktima në Gaza/ Blinken niset drejt Izraelit, kërkon armëpushim humanitar

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u nis të enjten drejt Izraelit në përpjekjen e radhës për t’i kërkuar qeverisë atje të ndërmarrë “hapa konkretë” për të minimizuar dëmin mes civilëve në Gazën pothuajse të shkatërruar.

Në një prononcim për gazetarët, Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara besojnë se Izraeli ka “të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten” ndaj sulmeve të Hamas, por vrasjet e civilëve të pafajshëm në Gaza janë po ashtu të papranueshme, tha ai.

“Kur shoh një fëmijë palestinez të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, më godet po aq sa të shoh një fëmijë në Izrael apo kudo tjetër. Pra, kjo është diçka që ne kemi detyrim t’i përgjigjemi dhe do ta bëjmë”, tha zoti Blinken.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahou nga ana tjetër tha se ndodhen në kulmin e ofensivës dhe se asgjë nuk do të ndalet. Po ashtu kryeministria izraelite sqaroi se nuk do të miratonte transferimin e karburantit në spitalet në Gaza edhe nëse mbaronte.

Ministria e Shëndetësisë në  Rripit të Gazës deklaroi se numri i të vdekurve ka kaluar mbi 9 mijë. 27 persona u vranë në një bastisje pranë një shkolle të OKB-së, ndërsa mediat flasin për 15 të tjerë të vdekur në një bastisje në një kamp refugjatësh. Hamasi deklaroi se të paktën 195 palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Xhabalia.

Një grup ekspertësh të të drejtave të njeriut të mandatuar nga OKB, përfshirë raportuesin special për territoret e pushtuara palestineze, shtuan thirrjet  se në Gaza duhet ndërhyrë sa nuk është vonë për të parandaluar gjenocidin dhe katastrofën humanitare.

 


Top Channel

You may also like