Mbi 150 vullnetarë personel mjekësor paraqiten për të ndihmuar në Turqi – Shqip

by admin
Spread the love

Mbi 150 vullnetarë kuadër mjekësor, janë paraqitur për të shkuar në Turqi për të ndihmuar në rajonet e goditura të tërmetit. Bëhet fjalë për bilancin e djeshëm, kurse, sic njofton KlanM, lista preliminare do të publikohet gjatë ditës – ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Unë do të doja që të nisen që sot, por respektojmë protokollet për komunikim me Turqinë, presim përgjigje se çfarë konkretisht u duhet. Ne jemi gati” – ka deklaruar Ministri Sali.

“Bëhet fjalë për mbështetje të përkohshme për qytetarët e Turqisë të goditur nga tërmeti. Gjatë ditës së djeshme shpallëm thirrjen drejtar gjithë qytetarëve, respektivisht personelit mejkësor që të paraqiten si vullnetarë. Deri dje në orën 23.00 kisha një listë me 150 vullnetarë. Deri në mesditë do ta kemi listën preliminare me vulnetarë që do t`ia japim Qendrës për Menaxhim me Kriza, që më pas përmes NATO-s do të njoftohet Turqia për mjetet materiale dhe njerëzit që I kemi në dispozicion” – ka thënë Ministri Bekim Sali.

Për Turqi do të shkojnë edhe dy ekipe me dy furgonë për kujdes intensive.

“Kemi një listë të ilaçeve që kemi siguruar përmes kompanive dhe donatorëve. Sipas nevojës autoritetet turke do të miratojnë atë që kanë nevojë që ne t`i dërgojmë drejt rajoneve të goditura” – tha Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali.

TI RAPORTON!

You may also like