Mbetet i preferuari i Mourinhos për mesfushën, Roma tjetër tentativë për Xhakën

by admin
Spread the love

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i merkatos së janarit, Tiago Pinto po përgatit një tjetër sulm për të sjellë në Romë Granit Xhakën.

Shqiptari me pasaportë zvicerane ka qenë gjithmonë objektivi parësor i Mourinhos për të përforcuar mesfushën, madje edhe tashmë që ka ardhur Sergio Oliveira, mbetet sërish në planet e Romës.

Pasi e kërkoi me ngulm gjatë verës, Tiago Pinto mund të bëje një tjetër tentativë në këto ditë të fundit të merkatos, pasi edhe situata e mesfushorit tek londinezët nuk është shumë e mirë.

Marrëdhënia mes Xhakës dhe teknikut Arteta është krisur dhe “topçinjtë” kanë kohë që kërkojnë një mesfushor në merkato. /Oversport.tv

You may also like