Mbërrijnë në SHBA ushtarët e vrarë/ Biden në ceremoni, në bazën ajrore të Delaware

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan Joe Biden iu bashkua ritualit solemn ushtarak për kthimin e tre ushtarëve amerikanë të vrarë në Jordani nga një sulm me dron për të cilin fajësohet një grup militantësh të mbështetur nga Irani.

Gjashtë ushtarakë të veshur me kamuflazh, bereta të zeza dhe doreza të bardha marshuan ngadalë tri jashtë platformës së pjerrët të një avioni nga i cili zbritën trupat e tre ushtarëve të vrarë, të mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
efekte

Presidenti Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë Jill Biden, përshëndeti me dorën në zemër për herë të fundit, tre ushtarët e rënë në krye të detyrës. Në ceremoni ishte edhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin, përfaqëues të tjërë të qeverisë, por edhe familjarët e të ndjerëve.

William Rivers, Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, të gjithë nga shteti jugor i Georgias, u vranë në një sulm me dron në bazën e largët amerikane në Jordani, afër Sirisë, të dielën e kaluar. Shtëpia e Bardhë fajëson Rezistencën Islamike në Irak për sulmin. Biden ka njoftuar se do të urdhërojë kundërsulme, pa dhënë detaje për kohën apo objektivat.

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë ndikuar në luftërat në Irak dhe Afganistan, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, të shkaktuara nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kërcënojnë të tërheqin forcat amerikane përsëri në konflikt.


Top Channel

You may also like