Mbappe mendon për imazhin! Sulmuesi nuk del në konferenca ku reklamohen pije alkoolike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të gjithë kanë menduar dhe kanë pyetur se përse Kylian Mbappe nuk ka dalë deri më tani në konferenca për shtyp dhe nuk ka patur prononcime te tij pas ndeshjes. Mesa duket ylli i PSG-së e ka ndarë mendjen që nuk do ta bëjë diçka të tillë deri në fund për dy arsye. E para francezi dëshiron që të shmangë të gjitha pyetjet rreth të ardhmes së tij duke u përqendruar totalisht te Botërori.

Ndërsa arsyeja e dytë është se ai nuk dëshiron të reklamojë birrën, që është sponsori kryesor i “Katar 2022”. Kylian është bërë një model për shumë fëmijë në Francë dhe nuk dëshiron që të dëmtojë imazhin e tij duke promovuar një pije alkoolike.

Madje sa herë që ai ka fituar trofeun si lojtari më i mirë i ndeshjes, në fotot e tij nuk shfaqet në asnjë moment ky sponsor. Për këtë vendim ai e ka mbështetjen nga Federata Franceze, madje kjo e fundit e ka marrë përsipër ta paguajë gjobën e FIFA-s në rastet kur futbollisti i ndeshjeve nuk pranon të flasë. / Oversport.tv

Foto: Kylian Mbappé Twitter

You may also like