Mbappe jep detaje për të ardhmen e tij: Nuk është e lehtë, qfarë do që të ndodh, unë do luajë për një klub të madh

by admin
Spread the love

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka dhënë disa detaje për të ardhmen e tij.

Francezi 22-vjecar foli për “Pvsportfr”, duke dhënë disa detaje për të ardhmen, ku pranoi se do luajë për një klub të madh.

“Nuk është e lehtë. Çfarë do që të ndodh, unë do luajë për një klub të madh. Njerëzit më pyesin nëse isha shumë i zhgënjyer.. po, kështu ishte në fillim, ngase doja largimin, mirëpo nuk isha në divizionin e tretë”.

Nga vera e kaluar raportohet se francezi do t’i bashkohet gjigantit madrilen Real Madrid, që ëndërrojnë ta sjellin në verën e ardhshme si agjent i lire.

Ndërkohë, ka raportime se Madrilenet do te bëjnë një ofertë për Mbappe edhe në afatin kalimtar të janar.

Kujtojmë, se PSG refuzoi tre oferta të Real Madridit në verë në vlerë 180 milionë euro.

Mbappe ka kontratë të vlefshme me PSG-n deri në qershor të vitit 2022.

You may also like