Max Verstappen i jashtëzakonshëm, siguron ‘Pole-Position’ edhe në Australi

by admin
Spread the love

Max Verstappen del në pah në momentin më vendimtar të provave zyrtare dhe merr të tretin Pole-Position për këtë sezon.

Fundjava në Australi në pistën e “Abert Park” në Melbourne nisi nën shenjën e Ferrarit dhe Charles Leclerc, mirëpo në sesionin e tretë të provave zyrtare, tre herë kampioni i botës iu tregoi “targën” rivalëve të tij.

Holandezi ia doli të kryejë një xhiro perfekte, për rekord duke regjistruar kohën 1’15’’915 dhe në garën e së dielës do të niset i pari për të tentuar të tretin sukses për këtë sezon. Nga ana tjetër, surpriza e Ferrarit ishte Carlos Sainz. Spanjolli që në garën e kaluar mungoi për një operacion në apendesit, u shfaq heroik në provat zyrtare duke regjistruar kohën e dytë më të mirë teksa spostoi në vendin e tretë pilotin tjetër të Redbull, Sergio Perez.

Ndërkohë, nga vendi i tretë do të startojë McLareni i Lando Norris, teksa zhgënjim i madh ishte Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit kishtë dhënë sinjale pozitive gjatë provave, por në fund gaboi dhe do të niset vetëm nga vendi i pestë.

Zhgënjyes edhe Lewis Hamilton që do të niset i 11, ndërsa shoku i skuadrës, George Russell do të niset nga vendi i shtatë. Në dhjetëshen e parë u renditen edhe Piastri i gjashti, Tsunoda i teti, Stroll i nënti dhe Alonso i dhjeti.

Renditja e plotë për garën e së dielës në Australi:

1. Verstappen (Red Bull) 1’15″915
2. Sainz (Ferrari) 1’16″185
3. Perez (Red Bull) 1’16″274
4. Norris (McLaren) 1’16″315
5. Leclerc (Ferrari) 1’16″435
6. Piastri (McLaren) 1’16″572
7. Russell (Mercedes) 1’16″724
8. Tsunoda (Racing Bulls) 1’16″788
9. Stroll (Aston Martin) 1’17″072
10. Alonso (Aston Martin) 1’17″552
11. Hamilton (Mercedes) 1’16″960
12. Albon (Williams) 1’17″167
13. Bottas (Sauber) 1’17″340
14. Magnussen (Haas) 1’17″427
15. Ocon (Alpine) 1’17″697
16. Hulkenberg (Haas) 1’17″976
17. Gasly (Alpine) 1’17″982
18. Ricciardo (Racong Bulls) 1’18″085
19. Zhou (Sauber) 1’18″188

You may also like