Materazzi elozhe Thiago Mottës: E lëvizte skuadrën pa prekur topin!

by admin
Spread the love

Bologna mund të konsiderohet pa frikë si surpriza më e madhe e Serie A në këtë sezon.

Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Thiago Motta renditet në vendin e pestë me 25 pikë po aq sa edhe Roma e vendit të katërt (të dyja skuadrat përballen këtë fundjavë).

Një meritë e jashtëzakonshme padyshim shkon për teknikun Motta, i cili përveç rezultatit, po aplikon edhe një futboll tepër modern për kampionatin italian. Së fundmi, rreth Thiago Mottas dhe kualitetit të tij si trajner për Gazzeta Dello Sport flet Marco Materazzi. Dyshja kanë qenë së bashku te Inter si futbollistë, me Materazzin që theksoi se e priste që Motta të bëhej një trajner i madh.

“Si më duket Motta si trajner? Nuk është se nuk e prisja, e shihja që kur ishte futbollist. Ai ishte aq i zoti sa e bënte skuadrën të lëvizte pa e prekur fare topin. Ai dhe Cambiasso ishin busulla e skuadrës së Interit, mbanin përgjegjësi për të gjitha ato që ndodhnin në mesfushë. Mua më pëlqen shumë Bologna, një skuadër e përbërë nga të rinj që nuk kanë frikë të luftojnë për vendet e para.

Është nga ato skuadra që në fushë futet me objektivin për të shënuar një gol më shumë se kundërshtari. Janë shumë të organizuar dhe agresivë, dy cilësi që nxjerrin në pah karakterin e Thiago Mottas.

Mendoj se ai tashmë është gati për një skuadër të madhe. E di që prej vitesh i pëlqejnë skuadrat e mëdha italiane. Ky është momenti i duhur për hapin e madh sepse e meriton. Por, mbetet për t’u parë sepse ai mund të presë edhe fundin e ciklit të Luis Enriques për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain”, u shpreh Thiago Motta./Supersport


Top Channel

You may also like