Marseille direkt në Champions, St Etienne në play-oyt! Mbappe “show”

by admin
Spread the love

Marseille ka siguruar grupet e Champions League direkt, pasi mposhti me rezultatin 4-0 skuadrën e Strasbourg. Në këtë duel spikati Gerson me dy gola, ndërkohë që Monaco duhet të luajë në kualifikueset për trofeun “Veshë-gjatë”.

Klubi nga Principata barazoi 2-2 në transfertë kundër Lens. Ganago në minutën e 96-të shtangu Monacon, që ishte në epërsi deri në ato momente.

PSG ndërkohë i kishte përfunduar dhuratat, duke i dhënë “shkelmin” përfundimtar Metz me rezultatin 5-0. Kylian Mbappe e ka festuar rinovimin e kontratës me tre gola, ndërkohë që pjesë e festës ishin edhe Neymar e Mbappe, me këtë të fundit që e mbylli aventurën te PSG me gol e lot.

Në Europa League ndërkohë shkon Rennes, që barazoi 2-2 ndaj Lille, kurse Nice as fitores 3-2 ndaj Reims siguroi kualifikueset e Conference League.

Sot ka festuar edhe St Etienne, që barazoi 1-1 ndaj Nantes në transfertë. Tashmë do të duhet të luajë një finale për të siguruar qëndrimin në Ligue 1. / oversport.tv

Foto: Olympique de Marseille, Twitter

You may also like