Marrja e komandës së KFOR-it tregues që Turqia i kushton rëndësi paqes në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se marrja e komandës së misionit të NATO-s, KFOR, është treguar që Turqia i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Në urimin që ia ka bërë Kosovës për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Erdogan është shprehur optimist se marrëdhëniet me Kosovën do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e komandës së KFOR-it vitin e kaluar është tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet ndër të tjera në urimin e Erdoganit.

Erdogani gjithashtu e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani se do të jetë pjesë e Forumit Diplomatik të Antalisë që mbahet nga 1 deri më 3 mars.

Turqia mori komandën e KFOR-it në tetor të vitit të kaluar.

You may also like