Marrëveshje totale me De Katelaere, Milani tani duhet të bindë klubin belg

by admin
Spread the love

Marrëveshja midis Milanit dhe Club Brugge për transferimin e Charles De Katelaere në Milano është vetëm çështje kohe. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, tashmë Milani ka arritur çdo marrëveshje me lojtarin, ndërsa me klubin i ndajnë rreth 10 milionë euro.

Milani deri më tani ka ofruar rreth 20 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh. Nga ana tjetër, Brugge kërkon të përfitojë të paktën 35 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Megjithatë, Maldini dhe Massara po bëjnë presion që klubi belg të ulë pretendimet ekonomike. Në kampin kuqezi janë optimistë se marrëveshja do të arrihet shumë shpejtë. /oversport.tv

Foto: Club Brugge K.V. Facebook

You may also like