Marrëveshja finale Kosovë-Serbi s’pritet as vitin tjetër – ShBA-ja e interesuar për përshpejtim të procesit

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian (BE) e sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kohët e fundit po kërkojnë intensifikim të dialogut Kosovë-Serbi dhe përafrim të qëndrimeve nga të dyja palët.

Por njohës të rrethanave politike në vend thonë se nuk presin marrëveshje
të shpejtë, madje as vitin tjetër.  

Madje ata thonë se Qeveria duhet konsultuar për këtë çështje me partitë
opozitare në mënyrë që të mos të ketë telashe për çfarëdo lloj propozimi final
për çështjen e dialogut.

Ish-këshilltari i ish-ministres për Dialog, Edita Tahiri, Gazmir Raci në
një intervistë për Shqip ka thënë se për Kosovën e rëndësishme është
që në shtyrjen e këtij procesi përpara po merr pjesë edhe ShBA-ja.

Sipas tij, Kosova me ndihmën e ShBA-së dhe dy fuqive evropiane, Gjermanisë
dhe Francës do ta përmbyll një proces që është shumë i ndjeshëm për shkak të
rrethanave gjeopolitike.

“Për shkak të rëndësisë së madhe unë nuk pres marrëveshje të shpejt në
takimin e radhës. Por pres që qëndrimet në mes dy delegacioneve të përafrohen
edhe më shumë edhe pse qëndrimin e Serbisë tashmë e dimë publikisht. Ata janë
shprehur kundër propozimit gjermano-francez. Për neve është me rëndësi që në
këtë propozim të ri që janë edhe ShBA dhe se ndihma amerikane është qenësore
për fazën finale”.

“Nëse Kosova arrin të jetë e angazhuar duke mbrojtur qëllimet e saj që nuk
do të ketë prekje të rendit kushtetues nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe
nuk do të ketë ndryshim të sistemit qeverisës për faktin që ne kemi dy nivele
të qeverisjes, nivelin nacional dhe nivelin lokal. Andaj Kosova me ndihmën e
ShBA dhe dy fuqive evropiane besoj se do t’ia dalë edhe kësaj faze për ta
përmbyllur një proces që është shumë i ndjeshëm për shkak të rrethanave
gjeopolitike”.

“Unë pres së që Qeveria dhe kryeministri duhet të hapë debat edhe më
të gjerë politik. Duhet konsultuar edhe faktori opozitar në Kuvendin e Kosovës
në mënyrë që të mos kemi telashe të tjera për çfarëdo lloj propozimi final për
çështjen e dialogut”.

Analisti politik, Shqiprim Pula tha se edhe në të kaluarën Kosova ka pasur
disa non paper që në përmbajtje kishte ide dhe propozime për t’i dhënë zgjidhje
të statusit Kosovë-Serbi.

Sa i përket dokumentit franko-gjerman, Pula theksoi se këto dy shtete nuk kanë
deklaruar autorësinë mbi këtë dokument.

Sipas tij, nga deklaratat që po vijnë nga zyrtarët shtetëror serb duket se
nuk do të ketë arritje të qëllimit përfundimtar këtë vit dhe as vitin tjetër.

“Edhe në të kaluarën kemi pasur disa të quajtura non papers që në
përmbajtjen e tyre kishte ide dhe propozime për t’i dhënë zgjidhje çështjes së
statusit Kosovë Serbi. Por natyrisht që duhet pasur kujdes dhe në këtë rast Qeveria
po tregon kujdes për sa i takon përmbajtjes dhe autorësisë. Ne akoma e kemi të paraqitur
kush janë autorët e këtij propozimi dhe është e thjesht të thuhet një dokument
apo një propozim franko-gjerman, por nuk duhet harruar që as Franca dhe as Gjermania
nuk e kanë deklaruar publikisht autorësinë mbi këtë dokument. Prandaj cila do
qofshin propozimet dhe përmbajtja e tyre duhet të identifikohet edhe autorësia
sepse ka peshë nga kush vjen”.

“Nga deklarimet publike nga zyrtare shtetëror serb duket se nuk do të ketë arritje të një qëllimi përfundimtar këtë vit. Por edhe viti i ardhshëm mund të jetë poashtu një vit që mund të jetë i përafrimit por jo edhe i një përmbyllje përfundimtare sepse të gjitha kërkesat e shtetit fqinjë, pretendimet e tyre madje edhe deklarimet publike karshi komunitetit serb në Kosovë e komplikojnë situatën. Për sa i takon zbatimit të vendimeve të Qeverisë të cilat kanë të bëjnë me shtrirjen e autoritetit në veriun e vendit që ka të bëjë me targat një thirrje publike për mos zbatim do të nënkuptonte mos bindje civile nga ana e popullatës lokale serbe për refuzimin apo mos tregimin e vullnetit për të pranuar si vendime shtetërore dhe legjitime. Prandaj thirrjet e kohëpaskohshme të zyrtarëve të lartë shtetëror karshi popullatës serbe dhe karshi temave të mbetura hapur vetëm sa 3 bëjnë më kompleks procesin dhe tregon që është larg arritja e qëllimit përfundimtar”, tha Pula.

You may also like