Marota dhe Inzagi në kor: Të ruajmë standardin e Interit, vendosin muajt e ardhshëm

by admin
Spread the love

Në festën e Krishtlindjeve të Interit, përveç video-mesazhit të presidentit Zhang dhe argëtimit ka pasur vend edhe për fjali motivuese nga ata që përditë duhet ta bëjnë një gjë të tillë, nga Xhuzepe Marota dhe Simone Inzagi. Administratori i deleguar është arkitekti i skuadrës që ka aktualisht në dispozicion trajneri dhe i është dashur të manovrojë për të gjetur përforcimet e duhura në kushte aspak të lehta ekonomike, pa investuar shuma të mëdha dhe duke u bazuar gjithmonë e më shumë te parametrat zero.

Një prej tyre, Markus Turam, po i dhuron kënaqësi shumë të mëdha skuadrës dhe gjithë tifozëve zikaltër. Puna ama sapo ka nisur edhe pse ajo e bërë deri tani ka qenë në kufijtë e perfeksionit nga ekipi. “Ta mbajmë standardin lart, të mos të bazohemi te muajt e kaluar. Ne kemi prioritete të mëdha dhe varet si do të punojmë”, ishte mesazhi i Marotës ndaj skuadrës, një mesazh që tregon qartë gjithë kujdesin që kërkojnë drejtuesit nga ekipi në vazhdimësi të sezoni.

INZAGI – Edhe trajneri zikaltër ka qenë në të njëjtën linjë me kryesinë dhe përveç falënderimeve është ndalur edhe te puna që duhet bërë në vazhdimësi. “I falënderoj të gjithë, nga presidenti te menaxherët, nga stafi deri te lojtarët e mi. Kemi kaluar muaj të çmendur të gjithë së bashku. Por të ardhshmit janë ata thelbësorët, edhe pse gjithçka më bën ta shikoj të ardhmen me optimizëm”, ishte fjala e trajnerit, për të cilin ata muaj të ardhshëm të cilëve u referohet nisin të dielën në duelin me Lacion. Transferta do të vlejë jo vetëm tri pikë, por do të vlejë edhe kreun, mbi të gjitha nëse Juventusi i parakalon sot në mbrëmje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like