Mario Draghi jep dorëheqjen si kryeministër i Italisë: Skenarët se çfarë pritet të ndodhë

by admin
Spread the love

Mario Draghi ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si kryeministër mbrëmjen e sotme. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Draghi, për shkak se nuk ka mbështetjen e partisë ‘5 Yjet’ të Giuseppe Conte. Dorëheqja nuk vjen për arsye numrash (qeveria e Draghit ka mazhorancën edhe pa 5 Yjet), por politike.

Sipas tij, “pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”.

“Sonte do të jap dorëheqjen në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Kuvend janë një fakt shumë domethënës nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”.

Vendimi vjen pas përplasjeve me partinë 5 Yje të ish-kryeministrit Giuseppe Conte. Ky i fundit e ka kritikuar për mungesën e reformave, si he për qasjen ndaj luftës në Ukrainë.

Vendimi, që është një sfidë e Mario Draghit ndaj një shumice që e ka mbështetur në fillim, por që tani duket gjithmonë e më e ndarë, e përberë nga parti me ideologji dhe qasje të ndryshme, veçanërisht për ekonominë, sigurinë e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

Vendimi i Draghit, nëse do pranohet nga presidenti Mattarella, mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por dinamikat parlamentare disi të ndërlikuara, sipas medieve italiane mund të ç’ojnë edhe në zgjedhjen e një tjetër kryeministri, pa eliminuar totalisht edhe mundësinë e një mandati të ri të Draghit, siç kanë kërkuar disa nga partitë kryesore të koalicionit qeverisës.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane mban postin e Kryeministrit të Italisë që nga shkurti i vitit 2021.

You may also like