Marinakis: Në atmosferë shumë të mirë u zhvillua takimi Kovaçevski – Micotakis

by admin
Spread the love

Në atmosferë shumë të mirë, sipas zëdhënësit të Qeverisë greke, Pavllos Marinakis kaloi takimi i djeshëm në Vilnius i kryeminsitrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirjakos Micotakis.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, Marinakis, theksoi shkurt se bisedimet kaluan në atmosferë të mirë, por nuk zbuloi hollësi shtesë për takim dhe iu referua informacioneve të publikuara dje nga kabineti i kryeministrit grek.

“Takimi ishte në atmosferë shumë të mirë, si edhe me liderët e tjerë me të cilët u takua kryeministri”, u përgjigj shkurt zëdhënësi i qeverisë.

Nga kabineti i kryeministrit grek dje informuan se gjatë takimit ishin shkëmbyer mendime për ngjarjet e fundit në rajon, i kanë shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe dhe e kanë riafirmuar vullnetin për thellimin e tyre.

Kryeministri Kovaçevski në konferencën për media dje theksoi se “Greqia është një nga mbështetëset më të fuqishme të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ndërsa sipas tij, vetë takimi të cilin e realizoi me Micotakisin konfirmon se të dyja shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

Takimi i djeshëm i dy kryeministrave ishte i pari pas zgjedhjeve në Greqi më 25 qershor dhe u realizua vetëm katër ditë pasi Qeveria e Micotakisit mori besimin nga Parlamenti.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like