Marina kineze bllokon anijen e patrullës filipinase mes kontestimeve territoriale për ujërat (fotot)

by admin
Spread the love

Një anije e rojës bregdetare kineze iu afrua rrezikshëm një mjeti të patrullës filipinase pranë territoreve të kontestuara në Detin e Kinës Jugore, duke vijuar incidentet për përkatësinë e ishujve dhe ujërave, si dhe kontestim të marrëveshjes së lundrimit të lirë.

Zyrtarët filipinas thanë se marina kineze manovroi kërcënueshëm duke u afruar deri në 4 metra larg mjetit të tyre të patrullës, pranë ishullit të vogël njohur si ‘Second Thomas’. Ndërsa një tjetër mjet i rojës bregdetare filipinase u bllokua duke u rrethuar nga anije të rojës bregdetare kineze.

Konfrontimi kishte zgjatur rreth tetë orë teksa Kina kishte rrethuar zonën me  anije, pranë mini-ishullit që pretendohet nga të dyja vendet.

Zyrtarët filipinas dënuan incidentin e fundit, që vjen pas atij të gushtit që ndodhi në rrethana të ngjashme.

“Ne dënojmë sjelljen e rojës bregdetare kineze që binte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe me rregullat e lundrimit”, tha zëdhënësi filipinas Jay Tarriela.

Ai shtoi se përplasja u shmang pasi dy mjetet filipinase bënë prapa me motorët e tyre për të evituar kiçin e anijes kineze.

Incidenti ndodhi teksa roja filipinase kishte ftuar në bord një grup të agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press, me qëllim të ekspozonte sjelljen agresive të mjeteve kineze në zonën e Detit të Kinës Jugore.

Kina ka akuzat Filipinet për shkelje të kontrollit të tyre territorial në ujërat e kontestuara.

Fqinjët e saj dhe SHBA thonë se territoret që ajo pretendon, përfshijnë dhe zona të Malajsizë, Vietnamit, Brunei e të Filipineve.