Mariçiq: Qeveria është stabile, vlerësojmë përpjekjet e Llogës për të zgjidhur problemin me burgjet

by admin
Spread the love

Zv. kryeministri Bojan Mariçiq thekson se qeveria është stabile edhe përkundër mendimeve të ndryshme që kanë me partnerët e koalicionit.
“Qeveria është e qëndrueshme, këtë e kanë konfirmuar ministri Lloga dhe Aleanca për Shqiptarët. Pjesëmarrja e tyre në Qeveri nuk vihet në dyshim dhe kjo është mirë sepse kjo Qeveri ka qëllime të përcaktuara dhe një mision të qartë deri në fund të mandatit”, tha Mariçiq në “Studio 10” në TV24.

Ai shtoi se të gjithë partnerët e koalicionit janë në të njëjtën linjë, edhe kur ka mendime të ndryshme dhe nevojë për më shumë diskutim për çështje të caktuara.

“Si ish-ministër i Drejtësisë, vlerësoj përpjekjet e ministrit Lloga për të zgjidhur këto çështje që janë të vështira dhe të hidhura për sistemin dhe janë grumbulluar me dekada”, tha Mariçiq.

MARKETING



You may also like