Maria Callas, 100-vjetori i divës së muzikës

by admin
Spread the love

TIRANË, 2 dhjetor/ ATSH/- Maria Callas, një nga yjet më të mëdhenj të operës, shënon sot 100-vjetorin e lindjes.

Edhe sot e kësaj dite, statusi i saj mbetet i pazbehur.

Sopranoja legjendare, Sophia Cecilia Anna Maria Kalogeropoulou e lindur nga prindër emigrantë grekë, la gjurmë me teknikën e saj të pashembullt vokale ‘bel canto’, aftësinë dramatike dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj profesionit.

Gjatë gjithë jetës së saj, Callas u shoqërua me figura të njohura si Marilyn Monroe dhe mbretëresha Elizabeth II dhe u adhurua nga audienca në mbarë botën.

E cilësuar nga shumë njerëz si ‘diva origjinale’, ajo vdiq tragjikisht në banesën e saj në Paris në vitin 1977, pasi pësoi një atak në zemër në moshën 53-vjeçare.

Callas, mbetet ikona e muzikës operistike e shekullit të XX, e njohur për standardet e jashtëzakonshme vokale dhe dramatike.

Disa nga rolet e saj më të spikatura ishin në; “La Traviata”, e Verdit, “Norma”, “Toska”, “Lucia di Lammermur”, “Parsifal”. //a.i

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like