Marash Kumbulla fillon stërvitjet me grupin, pritet të rikthehet në fushë

by admin
Spread the love

Një ndër futbollistet më të talentuar shqiptar në Evropë, Marash Kumbulla pritet që të rikthehet së shpejti në fushën e gjelbër.

Shtatë muaj më parë Kumbulla pësoi një lëndim të rëndë në ligamnetet e gjurit dhe që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë fushave të blerta

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon gradualisht lëndimin dhe ka përparime.

Ditën e sotme ai i është bashkuar grupit të futbollistëve të Romës në stërvitje për herë të parë që prej lëndimit të pësuar.

Kumbulla ka stërvitur si pjesa tjetër e skuadrës, megjithatë ai vështirë se do të grumbullohet nga Jose Mourinho për ndeshjen ndaj Fiorentinës që Roma e zhvillon në fundjavë.

Mediat italiane megjithatë kanë raportuar se qendërmbrojtësi shqiptar do të kthehet të luaj në fushë brenda këtij viti, ku Roma do t’i zhvilloj edhe pesë ndeshje.

23-vjeçari mund të ketë minuta të enjten e ardhshme kur Roma luan me Sheriff Tiraspolin në një ndeshje pa shumë presion pasi Giallorosët kanë siguruar kalimin nga grupi i Ligës së Evropës.

Gjithsesi ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, me trajnerin Sylvinho që do ta ketë Kumbullën të gatshëm për Kampionatin Evropian, Euro 2024.

 

 

 

You may also like