Maqedonia është vendi më i palumtur në rajon! Kovaçevski: Çdo kryeministër lufton për jetë më të mirë në vend

by admin
Spread the love

Maqedonia është vendi më i palumtur në rajon, ndërsa në nivel global nga gjithsej 137 vende jemi në vendin e 87. Çfarë i bënë qytetarët të palumtur….. Kryeministri Kovaçevski thotë se çdo kryeministër lufton për jetë më të mirë në vend, por shtoi se jeta do të jetë edhe më e mirë kur të anëtarësohemi në BE.

“Nëse i shihni hulumtimet e fundit për mendimin e opinionit publik do të shihni se anëtaret e BE-së ose vendet me resurse tepër të mëdha që u mundësojnë suficite të mëdha të buxheteve të tyre, janë vende më të pasura. Andaj qëllimi është që të realizohet anëtarësia e plotfuqishme dhe rritja e standardit të jetës, rritje e rrogave, që në fakt kanë të bëjnë me lumturinë e të gjithë qytetarëve të një shteti”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

You may also like