Mancini: Do bëj shumë ndryshime, skuadra është e re dhe ka nevojë për kohë

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit Roberto Mancini ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Hungarisë që do të luhet në Çezena.

“Formacioni? Me siguri që do të ketë disa ndryshime. Nuk besoj të gjithë, por do të ketë shumë. Mund të fitohet në të gjitha mënyrat, nuk ka një recetë speciale. Kundër Gjermanisë nuk luajtëm keq. Ishin të gjithë lojtarë të rinj dhe është e qartë që duhet pak kohë.

Hungaria është përmirësuar shumë dhe trajneri Marco Rossi po bën një punë të jashtëzakonshme. Kanë mundur Anglinë me meritë, kanë barazuar me Francën dhe Gjermaninë në Europian.

Një skuadër e vështirë për tu përballur, shumë fizike, që ka cilësi në sulm. Nuk do të jetë e lehtë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën, sepse nuk ka më ndeshje të lehta”, ka thënë mes të tjerash Mancini. / Oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana Twitter

You may also like