Mançester Siti ngre “antenat” për Ksabin, Balak këshillon trajnerin

by admin
Spread the love

Ecuria fenomenale e Bajern Leverkusen me “arkitekt” Ksabi Alonson po pushton të gjithë “prozhektorët” në ligat elitarë të Europës.

Puna e iberikasit ka bërë “zhurmë” deri në Angli, konkretisht te bordi i Mançester Sitit. Trajneri Pep Guardiola ka kontratë me “qytetarët” deri në vitin 2025 dhe ekziston rreziku që ai të largohet. Kontakte me Ksabin ende nuk kanë nisur, megjithatë zërat kanë filluar të shtohen sipas “Bild”. Bajern Mynih ka kohë që po e mendon rikthimin e Alonsos, tashmë në pozitat e “timonierit”. Liverpuli po ashtu vështrohet si opsion i volitshëm. Vetë Ksabi nuk ka dhënë përgjigje konkrete rreth së ardhmes, duke cituar se ai do jetë totalisht i fokusuar te Leverkusen deri në mbylljen e sezonit dhe më pas do analizojë se cilin klub do menaxhojë ciklin e ardhshëm.

REAGIMI I BALAK –Ikona e mesfushës së Leverkusenit, Bajernit dhe Çelsit Mikael Balak ka dhënë verdiktin e tij në lidhje me punën e Ksabit te “aspirinat”, madje duke e këshilluar mbi vijimin e aventurës pas etapës 2023-2024: “Ksabi i ka dhënë mentalitetin e duhur Leverkusenit, teksa i ka ngritur në të tillë niveli. Diferenca prej 10 pikësh nga Bajerni ndjekës s’është e rastësishme, demonstron punën e grupit me në krye një trajner të jashtëzakonshëm. Nëse ndihet i lumtur dhe i kënaqur me gjithçka në ekipin ku po drejton momentalisht, nuk shoh arsye përse ai të ndryshojë ambient”, e mbylli Mikale Balak. Frazat e e ish-mesfushorit janë sinjale të qarta për Alonson, qëndrimin te kryesuesit e Bundesligës edhe përtej verës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like