Manaj pritet të ftohet nga Sylvinho për duelet e marsit

by admin
Spread the love

Sulmuesi Rey Manaj pritet të jetë në listën e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm. Mediumet nga Tirana, kanë njoftuar se përzgjedhësi Sylvinho do ta ftoj Manajn për duelet e marsit, ku Shqipëria do të përballet me Kilin dhe Suedinë.

Manaj, aktualisht po kalon një formë fantastike në kampionatin e Turqisë, me fanellën e skuadrës së Sivassporit. Në 27 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë edicion, Manaj ka shënuar 18 gola, prej të cilave 14 i ka në elitën e futbollit turk.

27-vjeçari ka 30 paraqitje dhe 6 gola për Shqipërinë, por që nuk është ftuar për të qenë pjesë e “kuqezinjve” prej muajit mars të vitit 2022.

Shqipëria këtë verë, do të paraqitet në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

You may also like