Man United fiton pastër ndaj Evertonit, goli i Garnachos do të mbahet mend gjatë

by admin
Spread the love

Manchester United mori fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3 në udhëtim te Evertonin.

Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer ndërsa në minutën e tretë gjetën golin e avantazhin me anë të Garnachos.

Argjentinasi realizoi një gol të jashtëzakonshëm duke ekzekutuar mjeshtërisht një gërshëra me topin që ishte i destinuar për të përfunduar në rrjetë.

Në pjesë e dytë, United shënoi edhe dy gola të tjerë teksa ishte Martial që fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Marcus Rashford.

Në vijim, shënoi edhe Martial që mbylli me sukses një aksion të bukur të United.

Manchester United ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vend të gjashtë ndërsa Everton mbetet në vendin e 19 me katër pikë.

You may also like