Man.City e shkatërron Realin 4-0, plasohet në finalen e madhe

by admin
Spread the love

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.
“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kanë siguaruar biletën për finale.
Bernardo Silva hapi serinë e golave në minutën e 23-të pas asistimit nga Kevin de Bruyne.
Silva doli sërish në skenë në minutën e 37-të kur shënoi me kokë për golin e dytë në të mirë të vendasve.
“Mbretërit” e nisën pjesën e dytë duke dominuar, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim të madh. Megjithatë, kjo zgjati deri në minutën e 76-të.
Mbrojtësi Militao realizoi autogol 14 minuta para fundit të përballjes duke i bërë goditjen e tretë ekipin madrilen.
Në minutën e parë shtesë, Alvarez vendosi epilogun final të takimit me golin e katërt.
Manchester City do të ballafaqohet me Interin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor.

You may also like