Man.City e fillon ku e la! Starton sezoni i ri i Premier League, kampionët e Anglisë e fillojnë me fitore

by admin
Spread the love

Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Premier League-s.

Manchester City triumfoi lehtësisht 3-0 në fushën e Burnley-t, duke u dhënë një mesazh të qartë rivalëve se do t’u duhet ndoshta një mrekulli që ta zbresin nga froni i kampionit.

Sezon i ri, zakon i vjetër për Erling Haaland. Gjiganti suedez realizoi dygolësh brenda pjesës së parë, duke u shfaqur me instiktin e vrasësit brenda zonës. Një sulmues pa limite, që në këtë sezon të dytë me City-n mund të thyejë të tjera rekorde.

Golin e tretë për skuadrën e Guardiolës e realizoi Rodri në pjesën e dytë. E vetmja nuancë negative në këtë mbrëmje për City-n ishte dëmtimi i De Bruyne, që la fushën që në pjesë ne parë.


Top Channel

You may also like