Malinovskyi jashtë planeve të Atalantës, gjiganti anglez e kërkon me ngulm

by admin
Spread the love

Tottenham ka hasur vështirësi këtë sezon për një lojtar në pozicionin e trekuartistit që mund të luajë si mesfushor dhe sulmues. Dëmtimi i Kulusevskit në fillimin e sezonit krijoi boshllëk në formacionin e londinezëve. Zgjidhja për “Spurs” mund të jetë 29-vjeçari i Atalantës, Ruslan Malinovskyi.

Mund të quhet një xhol për trajnerin e Tottenham Antonio Conte, i cili mund ta përfshijë atë në disa pozicione. Siç raporton dhe “Calciomercato” londinezët janë gati të bëjnë një ofertë prej 25 milionë paundësh në drejtim të bergamaskëve për shërbimet e lojtarit. Ukrainasi nuk është më as në zgjedhjet e para të teknikut Gasperini, me të cilin marrëdhëniet nuk janë aq të mira.

Vlen për tu theksuar se ky sezon nuk ka qenë ai që Malinovskyi ka dashur, i cili në 14 paraqitje ka shënuar vetëm një herë. Në sezonin e kaluar mund të themi se ukrainasi bëri vërtetë mirë duke shënuar 6 herë dhe asistuar pesë herë. /oversport.tv

You may also like