Makina funerale futet në mes të fushës, ndërpritet ndeshja në Britani (Video) – Shqip

by admin
Spread the love

Një incident i pazakontë u shënua në miqësoren mes dy skuadrave të futbollit Gateshead dhe Dunston, në Britani.

Pas përfundimit të pjesës së parë që ishte barazim, në fushën e gjelbër u futën papritur dy automjete, një Subaru dhe një makinë funerale. Makinat nisën të vërtiteshin nëpër fushë ndërsa nga brenda shiheshin persona të maskuar.

Pak çaste më pas, personat që ndodheshin në makinën funerale e braktisën atë dhe hipën tek Subaru, duke u larguar më pas nga stadiumi. Makinën funerale e lanë në mes të fushës, ndërsa e gjithë ngjarja bëri që takimi të ndërpritej.

Autoritetet policore nisën hetimet për këtë incident që u shënua të premten në mbrëmje. BBC shkruan se ngjarja tmerroi jo pak tifozët që ndodheshin në stadium, ndërsa motivet mbeten të paqarta./tvklan.al

 

You may also like