Makina e vjedhur bie brenda stacionit nëntokësor të metrosë në Madrid pas përplasjes (fotot)

by admin
Spread the love

Në disa pamje të pazakonta nga Spanja shiheshin sot zjarrfikësit që ngrinin një makinë të vjedhur, të rrëzuar brenda një stacioni nëntokësor metroje në kryeqytetin Madrid.

Shoferi i makinës së vjedhur përfundoi ‘pa sukses’ xhiron e tij duke rënë brenda stacionit Plaza Elíptica, para se të nxirrej jashtë mjetit nga zjarrfikësit.

Raportimet vendase thonin se vjedhësi i paemëruar, kishte dalë thuajse i palënduar nga incidenti.

Burri ishte arrestuar si pjesë e hetimeve për ngjarjen e rëndë dhe po merret në pyetje nga autoritetet.

Makina ishte ngritur përsëri në sipërfaqe nga zjarrfikësit teksa pamjet e pazakonta kanë bërë xhiron e rrjetit këtë të martë.