Maggiore “shpëton” nga Spezia, firmos me Salernitanën deri në vitin 2026

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë refuzoi të zbriste në fushë me fanellën e Spezias, sepse donte me çdo kusht shiritin e kapitenit. Drejtuesit e klubit morën masa, por dukej qartë që e ardhmja e Giulio Maggiore ishte larg Spezias.

Mesfushori do të vazhdojë të luajë në Serie A, por me fanellën e Salernitanës me të cilën ka firmosur deri në vitin 2026.

“Salernitana njofton se ka blerë nga Spezia mesfushorin Giulio Maggiore. Futbollisti ka firmosur me klubin granata deri në vitin 2026 dhe do të veshë fanellën me numrin 25”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Overport.tv

Foto: US Salernitana 1919 Twitter

You may also like