Maduro thotë se presidenti i Argjentinës ndjek ideologji ‘naziste’, pas fjalimit në Davos

by admin
Spread the love

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ka dënuar sot fjalimin e presidentit të ri të Argjentinës Javier Milei në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, duke e përshkruar ideologjinë e tij si “naziste e McCarthy-ste”

Në komentet e përcjella nga rrjeti Venezolana de Televisión, ai tha se populli i Argjentinës duhet të trishtohen, turpërohen dhe tërbohen nga gabimet e bëra nga Milei në fjalimin e tij në Davos.

“Shprehjet e ideologjisë së tij naziste janë përçmuese, ideologjia e tij McCarthy-ste, diçka mes nazizmit dhe McCarthy-zmit. Nuk është e vërtetë që ai është një liberal, kjo është vetëm një fasadë”, tha Maduro.

‘McCarthy-zmi’ përshkruhet në fjalor si praktika e njollosjes së kundërshtarëve politikë me akuza të rreme për tradhti apo subversion, si në kohën e akuzave si “komunist” për politikanët në SHBA ne vitet 60-70, te nisura nga Joseph McCarthy.

Në fjalimin e tij në Davos lideri Argjentinës tha se shtetet perëndimore “kanë ndërtuar ekonomitë e tyre me anë të sipërmarrjes së lirë, dhe jo me ide kolektivizmi e socializmi që çojnë në varfëri”.

Ai shtoi se kapitalizmi i lirë është mjeti për të dalë nga varfëria, por Maduro përshkruante fjalimin e Milei si një “gomarllëk” dhe shprehje të ideologjisë naziste.

“E ke gabim Milei. Ata të kanë vendosur në Argjentinë për të shkatërruar rendin ligjor, vendin dhe të drejtat sociale e të punës të njerëzve. Të kanë vënë aty për të shkatërruar ekonominë dhe për të kolonizuar Argjentinën, duke ia dorëzuar të gjunjëzuar imperializmit amerikano-verior”, tha Maduro.

Në fjalën e tij në Davos dje Milei i lutej liderëve perëndimorë të refuzonin socializmin pasi sipas tij “bota perëndimore po rrezikohet nga kolektivizimi”.

Maduro e quante fjalimin “reflektim nazist,” duke thënë se Milei beson se kushdo që nuk mendon si ai është një “komunist dhe duhet eliminuar”.

Presidenti argjentinas reagoi ndaj Maduro, duke thënë se sulmi verbal konfirmon se “është në rrugën e gabuar”, shkruan rrjeti Pressunited.

Milei fitoi zgjedhjet në Argjentinë me premtimet e rritjes ekonomike me rritje të shpenzimeve publike dhe liberalizim, teksa kombi i tij vuan nga çmime të larta të shkaktuara nga kriza e inflacionit.