Maduro akuzon administratën Biden për ‘grabitje’ të naftës venezuelane

by admin
Spread the love

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ka akuzuar sot qeverinë e presidentit amerikan Joe Biden për “grabitje” pas propozimit të shitjes së një prej aseteve më të çmuara të jashtme të vendit të tij, rafineritë e naftës Citgo.

Një gjykatë e shtetit amerikan të Delaware ka vendosur se aksionet e kompanisë Citgo, degë e kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, PDVSA, mund të nxirren në shitje për të paguar kreditorët, shkruan rrjeti AFP.

Departamenti amerikani Thesarit miratoi sot lëvizjen, e cila shkaktoi zemërim me Maduron, i cili në një event në kryeqytetin Karakas tha:

“Ajo që qeveria e Joe Biden po bën është vjedhje, një nga grabitjet më të mëdha kundër një kombi në botë, dhe ne e refuzojmë”.

Një ditë më parë zv. Presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez tha se vendimet e SHBA janë “absolutisht të pavlefshme,” teksa akuzonte Uashingtonin për “ankandin gjyqësor të Citgo.”

Çështja Citgo daton prej vitit 2011, kur qeveria e Venezuelës sekuestroi një minierë të operuar nga grupi kanadez Crystallex, por nuk pagoi borxhin prej $1.2 miliardë ndaj saj, siç vendosi arbitrazhi ndërkombëtar.

Zgjedhja e Maduros në 2018 nuk njihet nga Uashingtoni prej pretendimeve për parregullsi, dhe për disa kohë njohu si fitues opozitarin Juan Guaido.

Një vit më vonë SHBA ashpërsoi sanksionet ndaj Karakas prej shtypjes së protestave anti-qeveritare.

Dje Maduro bëri sërish fajtor Guaido, i cili ka vizituar së fundmi SHBA, duke thënë se kishte mbështetur shitjen e Citgo.

Një samit 20 vendesh në Kolumbi, përfshi dhe SHBA, mbështeti kete vit zbutjen e sanksioneve ndaj Venezuelës, nëse zotohej të mbante zgjedhje të rregullta brenda vitit 2024.

Maduro tha se SHBA me vendimin për Citgo po tenton të minojë këto përpjekje, që udhëhiqeshin nga presidenti kolumbian Gustavo Petro.

You may also like