MADRID – Stoltenberg: Samiti i NATO-s në Madrid, një takim i një rëndësie të madhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MADRID, 28 qershor /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se samiti i NATO-s në kryeqytetin e Spanjës, Madrid do të jetë një takim i një rëndësie të madhe.

Stoltenberg zhvilloi nje konference per shtyp pas nje vizite ne Qendrën e Ekspozitës IFEMA, së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez ku do të mbahet samiti i NATO-s në Madrid, më 28-30 qershor.

Pasi falënderoi Spanjën për mikpritjen dhe kontributet e saj në NATO-n, Stoltenberg tha se samiti i Madridit mbart cilësinë e një takimi historik shumë të rëndësishëm.

Stoltenberg tha se në samitin e NATO-s në Madrid do të miratohet dokumenti i Konceptit Strategjik, i cili do të jetë udhërrëfyesi përpara aleancës në një botë të rrezikshme dhe më pak të parashikueshme.

Duke theksuar se do të sigurohet një marrëveshje për një ndryshim të rëndësishëm që do të përfshijë çështjet e sigurisë, Stoltenberg gjithashtu tha se do të arrihet një marrëveshje për një paketë gjithëpërfshirëse në mbështetjeje të Ukrainës.

Stoltenberg shtoi se do të diskutohen edhe aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like