MADRID – Spanja dhe Franca nënshkruajnë traktat miqësie

by admin
Spread the love

MADRID, 19 janar /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi sot në Spanjën për të marrë pjesë në një samit qeveritar që synon të forcojë lidhjet midis fqinjëve të BE-së.

Pavarësisht aksionit të gjerë të grevës kundër reformës së pensioneve në vend, Macron vazhdoi takimin me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez në Barcelonë, ku liderët do të nënshkruajnë një traktat miqësie.

Gjatë samitit qeveritar, diskutimet do të fokusohen në ndërtimin e gazsjellësit nënujor H2MED për furnizimin me hidrogjen nga Barcelona në Marsejë.

“Traktati i Barcelonës” që do të nënshkruhet është i ngjashëm me traktatet e miqësisë që Franca nënshkroi me Gjermaninë në 1963 dhe me Italinë në 2021.

“Ngjarja e sotme ka një vlerë të lartë simbolike. Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe sociale midis dy vendeve janë tashmë shumë të ngushta dhe marrëveshja do t’i “kornizë dhe strukturojë ato”, sipas burimeve qeveritare. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMargariti: Gjergj Prevazi do të ofrojë mbështetje për artistët e rinj

You may also like