Macron president, reagon Tritan Shehu: Lajm i mirë për Evropën

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, e ka cilësuar fitoren e Emmanuel Macron si një lajm shumë të mirë jo vetëm për Francën, por edhe Evropën e Bashkuar.

Shehu thotë se BE mbetet mrekullia më e madhe dhe vizioni i së ardhmes, duke shtuar se duhet punuar që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë integrale e saj.

Postimi i Tritan Shehut:

“Fitorja e Macron, një lajm shumë i mirë jo vetëm për Francën, por dhe për Europën e Bashkuar!

Kjo fitore e qartë tregoi se europeizmi vazhdon të jetë i fortë, si një shpresë për të nesërmen.

Pavarësisht dobësive aktuale të BE e lidersve të saj, Europa e Bashkuar ngel mrekullia më e madhe në historinë e saj, vizioni i së ardhmes!

Veçanërisht kjo u konfirmua sërish edhe përballë agresionit fashist të Putinit kundër saj, nëpërmjet Ukrainës.

Të shpresojmë e punojmë në këtë drejtim, që dhe Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë integrale e saj!

Rrugë tjetër për ne nuk ka!“-shprehet Shehu.

You may also like